Pas 100 vitesh, filmi ku luajti aktori Enrico Caruso, ribashkohet me zë dhe fotografi NULL NULL 01.08.2021 18:42 01.08.2021 18:42 Njëqind vjet pas vdekjes së tij, imazhet e tenorit të madh napolitan, Enrico Caruso, janë ribashkuar me zërin e tij nga Cineteca di Bologna në restaurimin e filmit të vitit 1918 “Kushëriri im”. Për adhuruesit e filmit dhe tifozët e Caruso, ky projekt po vlerësohet si i jashtëzakonshëm. Sipas profesoreshës në Universitetin Degli Studi di Padova, Giuliana Muscio, ky moment është shumë i rëndësishëm, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv. “Ne zbuluam se filmi ekzistonte dhe duket se shumë nga studiuesit dhe dashamirët e Caruso nuk ishin në dijeni se ai kishte qenë aktor në një film Fiction, i cili quhet “Kushëriri im”, ka thënë ajo. “Ishte e mundur të sinkronizohesh dhe është një përvojë e mrekullueshme sepse në të vërtetë mund ta shihni Caruso duke kënduar këtë ari, e cila, siç e dini, ishte rekordi i parë që shiti një milion kopje ndonjëherë në botë”, ka shtuar më tutje Muscio. Në një paralele të çuditshme me kohët moderne, publikimi origjinal i “Kushëririt tim” u shty për shkak të shpërthimit të pandemisë së gripit spanjoll. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 5 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 10 orë më parë