18:24, 12 Korrik 2019

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Kate Burns, sot ka dorëzuar letrat kredenciale tek Presidenti Stevo Pendarovski.

Me këtë rast diplomatja amerikane thekson se partneriteti i SHBA-ve me Maqedoninë e Veriut do të forcohet në NATO, Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

“Më vjen mirë të filloj detyrën time në këtë periudhë vendimtare midis vendeve tona. Me padurim pres, deri në fund të vitit, të mirëpresim Maqedoninë e Veriut si vendi i 30-të në Aleancën Veriatlantike. Si bashkëpunëtorë, marrëdhëniet e tona do të forcohen, me betimin tonë për paqe, siguri dhe përparim në rajon dhe më gjëra, ka thënë ambasadorja e re Burns.”

Konkurs Pune

Lexo më shumë