Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht Kukësin 4-2 në kohën shtesë NULL NULL 18.08.2019 23:20 18.08.2019 23:20 Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë pasi në finale mposhti Kukësin. Në ndeshjen e luajtur në ‘Elbasan Arena’ Partizani e nisi me shumë ritëm ndeshjen duke shënuar me anë të Mala-jt në minutën e 5. Kukësi arrin të barazojë rezultatin në minutën e 35 me anë të Maliqit. Partizani nuk mundi të shfrytëzonte edhe 2-3 raste të tjera për të dyshifuar rezultatin, dukë bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1. Në pjesën e dytë e nis me shumë vrull Kukësi ku në minutën e 56 Musta shënon golin e avantazhit për veriorët. U duk se gjithçka ishte mbyllur dhe lojtarët e Kukësit ishin shumë pranë trofeut por Solomon në minutën e 88 prishi entuziamzin e Kukësit. Ndeshja shkoi në shtesë ku siç dukej pësimi i golit të barazimit në fund të kohës së rregull i demoralizoi futbollistët e Kukësit. Partizani përfitoi dukë shënuar edhe dy herë të tjera me anë të Brown në minutën e 94 dhe 99. Në shtesën e dytë Kukësi ishtë i pafuqishëm për të reaguar ndërsa Partizani administroi lojën deri në fund duke u shpallur kampion i Superkupës së Shqipërisë./top channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024