Partitë gati për fushatën zgjedhore në Podujevë (VIDEO)

Partitë gati për fushatën zgjedhore në Podujevë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 1 javë më parë

Nga e hëna edhe zyrtarisht nisë fushata zgjedhore në Podujevë.

Kandidatët për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu i Partisë Demokratike e Kosovës, votën llapjanëve do të duhet t’ua kërkojnë kryesisht në formën online, njofton Klan Kosova

Kjo meqë me masat anti-pandemi, nuk lejohen grumbullimet me më shumë se pesë persona.

Tre kandidatët thonë se kanë bërë përgatitjet e duhura që fushatën ta zhvillojnë konform masave kundër koronavirusit.

Qytetarët e Podujevës, do t’i drejtohen kutive të votimit më 29 nëntor, datë kjo kur do të mbahen zgjedhjet edhe në Mitrovicën e Veriut.