Partia e Pijanecëve “fiton” në 16 komuna (VIDEO) NULL NULL 14.11.2021 18:23 14.11.2021 18:23 “Partia e Pijanecëve” në balotazh është duke i fituar në 16 komuna. Kështu tha në një intervistë për Klan Kosova njëri nga tre kryetarët e kësaj partie Gëzim Rexhepi. “Ka mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e zgjedhjeve të votimit për ditën e sotme. Deri më tani ne i kemi fituar deri më tani. Po presim deri në ora 19:00 deri kur mbyllen qendrat e votimit dhe do të dalim të festojmë sikur të gjithë partitë e tjera në të kaluarën”. Ndërsa sot gjatë ditës në një nga qendra e votmit në komunën e Vitisë një person i dehur ka hyrë brenda kësaj qendre duke shkaktuar shqetësim tek votuesit. Rexhepi tha se distancohet nga veprimi i këtij personi sepse sipas tij anëtarët e kësaj partie nuk shkaktojnë incidente.
Kosova Rahovec: Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm 56 sekonda më parë