Partia e Merkelit kërkon themelimin e “FBI-së së Evropës” NULL NULL 25.03.2019 19:42 25.03.2019 19:42 Blloku konservativ i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, është duke synuar rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, duke krijuar atë që siç e quajnë “FBI evropiane”. Ky propozim është pjesë e programit për zgjedhjet e Parlamentit Evropian që mbahen nga 23 deri më 26 maj, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova. Ky program është aprovuar nga Unioni Kristian Demokrat dhe Unioni Social Demokrat. Manfed Weber i CSU-së është kandidat i qendrës së djathtë evropiane, për të qenë president i Komisionit Ekzekutiv të BE-së. “Ne duam që të zgjerojmë programin e shkëmbimit dhe partneriteti në mes të agjencive të sigurisë. Autoriteti i policisë evropiane duhet të transformohet në FBI e Evropës”, thonë Kristian Demokratët./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 26 minuta më parë