Partia e Drejtësisë shtrihet edhe në Deçan NULL NULL 03.05.2015 10:25 03.05.2015 10:25 Partia e Drejtësisë tani e tutje do të jetë prezent edhe zyrtarisht në qytetin e Deçanit, ngase të shtunën ka themeluar degën e saj në këtë qytet , kryetar i së cilës u zgjodh, Halil Maloku. Në Kuvendin Zgjedhor u zgjodh edhe kryesia e re dhe delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Qendror të PD-së, që pritet të mbahet në mesin e muajt qershor. Me këtë rast, Kryetari i porsazgjedhur i kësaj dege, Halil Maloku, ka thënë se qytetarëve të Deçanit me rrethinë po i ofrohet një mundësi më tepër, duke shtuar se programi dhe vlerat që i posedon PD-ja, i hapin rrugë ndryshimeve në këtë komunë. Maloku poashtu u zotua se do të bëjë përpjekje që kjo parti të gjejë shtrirje në tërë territorin e kësaj komune.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months