Parregullsi në volejboll NULL NULL 15.05.2015 15:11 15.05.2015 15:11 Klubi i volejbollit Drenica-R&rukolli ka paraqitur një sërë parregullsish gjatë ndeshjes së tyre me Therandën. Drejtues të klubit nga Skënderaj kanë fajësuar gjyqtarin e këtij takimi, Agim Lumi i cili sipas tyre ka anuar për skuadren tjetër. Arsye për këtë është se në klubin e volejbollit Theranda luan djali i tij Artan Lumi thonë zyrtarët e Drenica-R&rukolli. “Gjyqtari gjatë të gjitha seteve të luajtura referoi në disa raste që e dëmtuan skuadrën tonë në 7-8 pikë për set.” E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur para zyrtarëve të Federatës së Volejbollit. Drenica-R&rukolli ka kërkuar nga Federata që të përsëris ëshë njëherë këtë ndeshje, të merren masa ndëshkuese ndaj gjyqtarit Agim Lumi dhe që ky gjyqtar të mos referojë asnjëherë në ndeshjet e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.