Parlamenti i Greqisë kërcënohet me bombë, mbyllet NULL NULL 12.04.2019 10:00 12.04.2019 10:00 Policia e Greqisë të premten në mëngjes ka mbyllur Parlamentin dhe ka rrethuar zonën, pasi një telefonatë anonime u erdhi dhe i kërcënoi që aty ka bombë. Telefonuesi kontaktoi me zyrat e portalit të lajmeve Zougla.gr dhe deklaroi se brenda dhe jashtë godinës së parlamentit ishin vendosur pajisje eksplozive. “Do të ketë viktima, bëni kujdes”, raportohet të ketë thënë telefonuesi. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët xhenierë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.