Parlamenti Evropian rezolutë për bllokimin e negociatave nga Franca NULL NULL 22.10.2019 16:43 22.10.2019 16:43 Pas Jo-së që Franca dha për moshapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut parlamenti evropian ka kërkuar miratimin e një rezolutë për bllokimin e negociatave nga kjo e fundit. Në dokumentin e Parlamentit Evropian thuhet se refuzimi i hapjes së negociatave mund të sjellë destabilitet jo vetëm tek dy vendet por në të gjithë rajonin. Më tej thuhet se “shprehet keqardhja për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si rolit që Presidenti i Francës dhe vendet e tjera patën në këtë vendim”. Gjithashtu i bëhet thirrje këshillit që të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas rregullave, raporton Tch, trasnsmeton Klan Kosova. Rezoluta e PE e cila u formulua të martën, pritet të ndryshojë të mërkurën. PE nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Në dokumentin e Parlamentit Evropian thuhet se refuzimi i hapjes së negociatave mund të sjellë destabilitet jo vetëm tek dy vendet por në të gjithë rajonin. Më tej thuhet se “shprehet keqardhja për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si rolit që Presidenti i Francës dhe vendet e tjera patën në këtë vendim”. Gjithashtu i bëhet thirrje këshillit që të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas rregullave, raporton Tch, trasnsmeton Klan Kosova. Rezoluta e PE e cila u formulua të martën, pritet të ndryshojë të mërkurën. PE nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.