Parket e fiton supermeçin kundër Chisoras (VIDEO) NULL NULL 19.12.2021 09:03 19.12.2021 09:03 Joseph Parker ka dalë fitues i super meçit të peshave të rënda. Boksieri nga Zelanda e re mposhti britanezin, Derek Chisora me vendim të gjyqtarëve. Dy boksierët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë por Parker u tregua më i kujdesshëm. Ai mori një fitore të diskutueshme pikësh në ndeshjen e tyre të parë në maj, por në këtë luftë bëri një fillim të shkëlqyeshëm, me britanikun duke e rrëzuar në raundin e katërt. Chisora u rrëzua edhe në raundin e shtatë, por tregoi karakter të mirë dhe guxim për të vazhduar. 37 vjeçarit iu numëruan sekondat edhe në të tetën, por arriti në gongun e fundit. Me tre nokdaun, boksieri nga Zelanda e Re e kishte të qartë se e kishte fituar luftën dhe mori vendimin me avantazhet 115-110, 115-111 dhe 114-112. Për 29-vjeçarin, ish-kampionin e WBO-së, Parker, kjo ishte një fitore jetike pasi ai kërkon të kthehet në nivelin e titullit botëror. Por për Chisora, 37 vjeç, është e vështirë të shihet se ku shkon tani, pasi kjo është humbja e 12-të e një karriere me 44 ndeshje, megjithëse ai tregoi shpirt, zemër dhe vendosmëri të jashtëzakonshme për të përfunduar garën. WHAT A TURN AROUND 🤯🤯🤯 pic.twitter.com/0XXJKAB7FR — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 18, 2021 ANOTHER COUNT FOR CHISORA WHO MAKES IT TO THE BELL 😱 pic.twitter.com/MDdmj4cvES — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 18, 2021 DEREK CHISORA 🤯😍 pic.twitter.com/alhtYI7d6r — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 18, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.