11:19, 16 Prill 2019

Zjarri që shpërtheu dje një katedralen e Notre Dame në Paris zgjati më shumë se 12 orë, ndërsa zjarrfikësit thanë se arritën të ruanin strukturën e ndërtesës gotike, ndërtimi i së cilës filloi në fillim të shekullit të 12-të, transmeton Klan Kosova.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u zotua të rindërtojë katedralen e shekullit të 12-të duke e përshkruar incidentin si një “tragjedi e tmerrshme”.

Fotografitë që u publikuan sot nga brenda dhe jashtë katedrales tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Familja franceze e biznesmenit Bernard Arnault do të dhurojnë 200 milionë euro për të ndihmuar në riparimin e katedrales Notre Dame të Parisit e cila dje u përfshi nga flakët, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë