Parisi ndalon ushtrimet në ambient të hapur gjatë ditës NULL NULL 07.04.2020 17:27 07.04.2020 17:27 Autoritetet në Paris kanë ndaluar ushtrimet në ambiente të jashtme gjatë ditës, pasi lufta kundër shpërthimit të koronavirusit po vazhdon. Rregullat e reja janë vlejnë duke filluar nga ora 10:00 deri në oën 19:00 në kohën lokale, dhe hyjnë në fuqi ditën e mërkurë. Kryebashkiakja Anne Hidalgo dhe shefi i policisë thanë se kjo do t’i kufizojë njerëzit të ushtrojnë kur rrugët janë përgjithësisht të qeta. Franca ka shënuar ndër shifrat më të larta në botë të vdekjeve nga Covid-19. Në total, 8,911 njerëz kanë vdekur në këtë vend dhe numri i rasteve të konfirmuara është pothuajse 100,000. Franca ka qenë nën masa të rrepta bllokimi për gati një muaj. Kushdo që del jashtë shtëpisë është i detyruar të mbajë një dokument ku ceket arsyeja e largimit nga shtëpia: blerje të nevojshme, vizitë tek mjeku ose stërvitje brenda 1 km largësi nga adresa e tyre e banimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 8 minuta më parë