Paris Hilton mendon se është perfekte NULL NULL 08/08/2015 08/08/2015 Paris Hilton nuk do që të bëjë kurrë botox, për shkak se lëkura e saj është perfekte. E famshmja amerikane, ka thënë se miket e saja tashmë kanë bërë shumë ndërhyrje, por se ajo nuk është e interesuar që ta prekë bukurinë e saj natyrale. Në një intervistë për revistën New You, 34 vjeçarja ka thënë: “Unë e kam pyetur edhe dermatologun tim nëse e kam të nevojshme që të bëj botox, dhe ai më ka thënë: “Nuk do të ta bëja kurrë ty, lëkura jote është perfekte”.”Ti nuk ke nevojë për botox dhe nuk e di nëse do të kesh ndonjëherë”, transmeton Klan Kosova. Rezistenca e saj për të hyrë në operacione të tilla, vije pasi që miket e saja i kanë bërë pothuajse të gjitha. Ajo po ashtu ka shtuar: “Të gjitha miket e mija më të mira iu janë nënshtruar operacioneve plastike – i kanë bërë gjokset, hundën, mjekrën dhe mollëzat”. “Unë jetoj në Hollywood dhe jam mësuar me këto gjëra. Por për veten time nuk i preferoj dhe nuk do ta bëj kurrë”. “Për lëkurën time i jam falënderuese edhe nënës, e cila gjithmonë më ka treguar se si të kujdesem për të. Gjithmonë më thoshte që të mos rri në diell”, ka thënë ajo.