Parime të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara – çka thotë Plani Evropian për të dyja palët? NULL NULL 27.02.2023 23:43 27.02.2023 23:43 Sonte zyrtarisht është publikuar për herë të parë Plani Evropian i cili përmban 11 pika. Ky plan u diskutua sot në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, por që nuk u nënshkrua, transmeton klankosova.tv. Specifike nga ky dokument mbeten disa pika. Neni 1 Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja Palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore. Neni 2 Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën e vetëvendosjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe mosdiskriminimi. Neni 3 Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Neni 4 Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Neni 5 Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët do të respektojnë vlerat e përmendura në nenet 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months