Paredes shpreson që Messi do të kalojë në PSG

Paredes shpreson që Messi do të kalojë në PSG

NULL NULL
1 month më parë

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, ka thënë se shpreson që ylli i Barcelonës, Lionel Messi të bashkohet me të në këtë klub.

Ka spekulime që e lidhin argjentinasin me një largim nga Camp Nou, raporton Goal, transmeton Klan Kosova.

Ai është i lirë që të bisedojë me klube e jashtme për një transferim të lirë. Kështu është e caktuar sipas kontratës që ka ai me Barcën e që e cila skadon më 2021.

“Secili do të donte që ta kishte Messin në ekipin e tij. Varet nga klubi, Leonardo dhe presidenti që ta bindin atë që të na bashkohet”.

“Vendimi i përket Leo Messi po ashtu, por që do të ishte madhështore që ta kemi në klub një lojtar si ai”.