Lajmet e fundit
Mjetet për blerjen e teksteve shkollore u ekzekutuan në ditët e fundit, duke bërë që shumë prindër të shfrytëzojnë fundjavën për t’i pajisur fëmijët me libra para nisjes së vitit të ri shkollor.
Interesimi ishte i madh, ndërsa disa prindër u ankuan se mjetet nuk u kanë mjaftuar për të mbuluar shpenzimet për të gjithë fëmijët, raporton Klan Kosova.
Të tjerë thanë se paratë u kanë dalë, por procesin e blerjes së librave e konsiderojnë të mundimshëm.
Ndërkohë, prindërit që i kanë blerë librat para miratimit të katalogut të teksteve kanë paguar më shumë.
Nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” kanë bërë të ditur se këta prindër do të mund të rimbursohen.
Këtë vit, Ministria e Arsimit ka ndarë mjete në varësi të klasës: 60 euro për klasat e para dhe të dyta, 65 euro për klasën e tretë, 70 euro për të katërtën, 80 euro për të pestën, 90 euro për klasat e gjashta dhe të shtata, ndërsa 100 euro për klasat e teta dhe të nënta.
Ndiqeni kronikën për detaje!