Paratë e rrejshme: 2-shi dhe 50-shja, më të falsifikuarat (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 18.03.2024 20:42 nga Flamur Gajtani 18.03.2024 20:42 Veç qytetarëve e policisë, telashe iu sollën edhe bankave komerciale. Dhjetëra raste e mijëra euro të falsifikuara u deponuan gjatë vitit 2023 nëpër institucionet financiare në Kosovë. Nga bankënotat që u deponuan sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës dominon ajo e 50 eurove që u hasën 331 copë të falsifikuara, pasuar me 120 njësi nga 20 euro. Hiç më mirë nuk qëndrojnë as monedhat metalike ku nëpër banka u dorëzuan 550 njësi nga 1 euro, teksa bindshëm si më e falsifikuara prin ajo e 2 eurove që u deponuan plot 33.304 copë. Për këtë e çështje të tjera lidhur me paratë, të hënën Shoqata e Bankave zhvilloi edhe një ligjeratë me filloristët e Shkollës ‘Vëllezërit Frashëri’ në Lipjan në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë. Por mësuan edhe se si e ku t`i kursejnë ato në të ardhmen. Ata kishin njohuri edhe për heqjen e kartëmonedhës prej 500 euro nga qarkullimi. Aktivitete të tilla do të organizohen neper shkolla të ndryshme deri më 24 mars. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025