Paratë e kartela të panevojshme në “Sunny Hill” - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paratë e kartela të panevojshme në “Sunny Hill”

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 07/08/2022

Festivali “Sunny Hill” ka zgjedhur që formën e pagesave ta bëjë përmes “Kuletës Dixhitale”.

Përmes kësaj forme, produktet mund të blihen vetëm me skanimin e QR kodit në byzylyk, dhe jo me para kesh e as me kartelë, njofton Klan Kosova.

Kjo formë, po del të mos jetë e komplikuar për të rinjët  pjesëmarrës, të cilët u shprehën se po ndihen më të sigurt se paratë nuk do ju humbin.

Në mesin e pjesëmarrësve ka edhe nga ata që nuk kanë qenë të informuar për këtë mënyrë, megjithatë shpjegimet i morën brenda festivalit.