Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paratë e falsifikuara, BQK del me udhëzime, thotë se 2-euroshja origjinal s’mund të refuzohet

NULL NULL
01.12.2023 15:14
Monedhat

Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me disa udhëzime pas shpeshtimit të rasteve të qarkullimit të parave të falsifikuara në tregun vendor.

BQK udhëzon bizneset që furnizimin me monedha të bëjnë vetëm përmes bankave, monedhat e pranuara t’i verifikojnë para se të njëjtat t’i ri-qarkullojnë, të punojnë në vetëdijesimin dhe trajnimin e punonjësve dhe mënyrën e identifikimit të tyre.

“Për aq sa është e mundur, rekomandohet shmangia e përdorimit te parasë se gatshme dhe përdorimi i mjeteve elektronike të pagesave, por pa penguar dhe kufizuar te drejtën e secilit për të zgjedhur instrumentin ligjor te pagesës me rastin e kryerjes së pagesave”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.

BQK duke përmendur monedhën 2-euroshe thotë se asnjë monedhë apo kartëmonedhë origjinale nuk mund të përjashtohet nga përdorimi.

“Asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave”.

Për ta lexuar manualin mbi veçoritë e parave metalike, klikoni: KËTU

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.