Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

NULL NULL
17.01.2022 07:50
dramatic grey clouds

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java fillon me mot kryesisht të ngjashëm.

Në njoftimin e këtij institute bëhet e ditur se të martën ka mundësi të ketë reshje të dobëta në disa vende, përcjell Klankosova.tv.

“Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.