Parashikimi i motit për pesë ditë NULL NULL 03.04.2022 15:25 03.04.2022 15:25 Pas reshjeve të ditëve të fundit që përfshijnë vendin tonë, situata sinoptike do të stabilizohet. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë pjesë së dytë të ditës së sotme. Më tej parashihet që ky ciklon të dobësohet për të vazhduar tutje me mot relativisht të mirë dhe me intervale të gjata me diell. Riga të dobëta mund të ketë gjatë javës, si pasojë e zhvillimit të vranësirave lokale , por reshje siç patëm ditëve të fundit , nuk parashihen. Të hënën në orët e para të ditës parashihen ngrica të dobëta të cilat mund të jenë të dëmshme për disa lloje të pemëve të cilat vetëm se janë në fazën e lulëzimit. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore, duke lëvizur në kufijtë 10-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, njofton IHMK, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë