Parashikimi i motit për javën e ardhshme, e premtja me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu NULL NULL 09.08.2015 21:59 09.08.2015 21:59 Sipas parashikimeve meteorologjike Kosova do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugperëndimore dhe juglindore e kontinentit, transmeton Klan Kosova. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluare të shiut. Një gjendje po thuaj e ngjashme do të vazhdojë edhe ditën e marte me kushte të njëjta meteorologjike, kurse nga dita e mërkurë deri të premten në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa në pjesën e dytë të ditës së premte do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriperëndimin për t’u zgjeruar më pas në tërë territorin e Kosovës. Kjo gjendje e motit do të vazhdoj deri të dielën ku pastaj do të prononcohemi ditën e hënë për parashikimet e mëtutjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike fillimisht do të shënoj vlerat e normales dhe më pas me tendenca zbritje deri në fundjavë. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi deri 12m/s. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë