Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parashikimi i motit për ditën e sotme

NULL NULL
06.02.2023 07:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, ku temperaturat minimale për ditën e sotme do të jenë -8 gradë Celsius.

Ndërkaq, IHMK gjithashtu ka bërë të ditur se kjo parashihet të jetë javë më e ftohët deri më tani e dimrit, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.