Parashikimi i motit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parashikimi i motit

NULL NULL
1 month më parë

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende–vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.

Në vise të larta parashihet të kemi inversion në fushat termike gjë që temperaturat minimale atje parashihen të jenë më të larta se në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta si zakonisht.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës dhe fillimi i saj”, njofton më tej IHMK, transmeton Klankosova.tv.