8:32, 2 Dhjetor 2017

Parashikuesi grek i motit, Sakis Arnautoglu, i cili qe i pari që parashikoi reshjet e dendura të shiut që do të derdheshin mbi Shqipëri, shprehet se rreziku nuk ka kaluar ende.

Ai tha se ndonëse do të ketë një përmirësim të lehtë të kushteve atmosferike, mbrëmja e të shtunës dhe mëngjesi i të dielës, mund të sjellin situata akoma më të rënduara.

“Për fat të keq u vërtetuan parashikimet për sa i përket sasisë së ujit që sollën reshjet dhe duket se do kemi një përmirësim të kohës gjatë ditës së shtunë, pasi fenomenet do të përmirësohen dhe do të kemi pra një mot më të mirë të shtunën, me rrebeshe lokale dhe më të dobëta”.

“Ajo që duhet të kemi kujdes, është nata e së shtunës, duke u gdhirë e diela, sepse do kemi përsëri shtrëngata shiu, që do mbajnë pak, por do të jenë më të fuqishme dhe për shkak se toka është e tejngopur me ujë, nuk përjashtohet mundësia e fenomeneve që kishim në orët e kaluara”, tha Sakis Arnautoglu, njofton Top Channel.

Sipas tij duhet kujdes deri të hënën në mëngjes, ku do të kemi përsëri disa shtrëngata lokale shiu, por edhe pse këto nuk do të kenë sasi kaq të mëdha uji, mund të shkaktojnë përmbytje të njëjta.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë