Paraqitje e mahnitshme e Filarmonisë së Kosovës në Lisbonë NULL NULL 20.03.2023 22:21 20.03.2023 22:21 105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë së Kosovës performuan sonte në Qendrën e Kulturës Belem. U interpretuan vepra Baresha e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, Rrugëtimi nga Valton Beqiri, Mesha për Paqe e Karl Jenkins dhe për nderë të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën Cancao do Mar, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës e Kosovës. Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku. Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës.
Kulturë Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit, Meghan do të qëndrojë në SHBA 2 months
Arte pamore Një vazo porcelani kineze shitet për 25 milionë dollarë në një ankand në Hong Kong 2 months