Parandeshja vëllazërore Kosovë - Shqipëri (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parandeshja vëllazërore Kosovë – Shqipëri (VIDEO)

NULL NULL
13/11/2015

Gani Hyseni, ishte para dyerve të stadiumit të Prishtinës katër orë para fillimit të takimit sepse donte që të hyjë i pari për të zënë një vend të përshtatshëm në tribuna.

Madje, vetëm për të parë lojën miqësore Kosovë – Shqipëri ai i bëri goxha rrugë të gjatë, njofton Klan Kosova.

Rezultati nuk kishte fare rëndësi për Ganiun.

Por njëjtë si ky shqiptar nga diaspora nuk mendojnë edhe disa të rinj.

Për të parë përballjen Kosovë – Shqipëria shumë të interesuara ishin edhe vajzat.

Derisa tifozët ishin në pritje të lojës, forcat e rendit qysh në mëngjes u kujdesën që gjithçka të shkojë mbarë.

E përreth stadiumit ishin gati edhe shitësit me simbole që përcjellin një ndeshje futbolli.

Tifozë kishte edhe nga Vlora, ndërsa flamuri kuq e zi dominonte gjithandej.

Për një të tillë gjigand u përkujdesën “Plisat”, për të cilët fillimisht pati dyshime se çfarë mund të kenë sjellë – keqkuptimet u larguan kur ai u shpalos.

Ndërkohë dyert për futbolldashësit u hapën tek në orën 12:00.

Vonesa prej më shumë se një orë nga koha e paralajmëruar i nervozoi disa.

Vërejtje nga këto krejt parapërgatitje u dhanë edhe te çmimi i biletës prej 10 eurosh.

Megjithatë bileta u ofruan edhe me çmimin prej tre dhe shtatë euro.

Kronikë e Iliri Pirevës.