Parandaloni sëmundjet e mushkërive - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parandaloni sëmundjet e mushkërive

NULL NULL
31/05/2015

Sëmundjet e ndryshme në mushkëri, ashtu si të gjithë llojet e sëmundjeve, vinë si pasojë e një anomalie në elementët kryesorë të trupit të njeriut, në qeliza. Normalisht, trupi mban një sistem që kontrollon dhe balancon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kështu që qelizat janë ndarë për të prodhuar qeliza të reja kur është e nevojshme. Shpërndarja e këtij sistemi më kontrollimin dhe balancimin e qelizave rezulton si një ndarje e pakontrolluar dhe riprodhimi i qelizave që formojnë një masë të quajtur tumor. Tumoret mund të jenë fillestarë ose malinjë.

Ja disa simptoma të sëmundjes së mushkërinjëve:

Kolla, e cila mund të jetë produktive dhe jo produktive varet se si bëhet. Një kollë produktive duhet të pastrojë mukozën apo sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes.

Mosmbushje me frymë dhe veçanërisht nëse është e shoqëruar edhe nga simptoma të tjera është një tregues i sëmundjes së mushkërive.

Marrja frymë me zor, ose gulçimi vjen si rezultat i një çrregullimit në mushkëri. Ndodh kur rrugët e frymëmarrjes janë të ngushtuara apo të penguara nga një ind jonormal.

Dhimbja e kraharorit tregon se keni një problem me mushkëritë, pleurën, muskujt ose muret e kraharorit. Nëse është i shoqëruar me kollë ose temperaturë tregon se keni një infeksion.

Gjakrrjedhja mund të vijë si pasojë e një kollë te vazhdueshme dhe tregojë se keni një sëmundje shumë të rëndë të mushkërive, pra se infeksioni ka përparuar shumë.

Për të parandaluar sëmundjet e mushkërive konsultohuni me mjekun tuaj nëse vëreni këto shenja dhe gjithashtu vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes në ajër të pastër, transmeton Klan Kosova.