Parandalohet kontrabandimi i birrave serbe në territorin e Kosovës NULL NULL 12.06.2025 14:54 12.06.2025 14:54 Foto nga Policia e Kosovës, kontrabandë me mallra Policia e Kosovës ka parandaluar sot një rast të kontrabandës me mallra në rajonin e Gjilant. Sipas një njoftimi për media, policia gjatë një pike vëzhgimi të terrenit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan i Epërm, komuna e Ranillugut, është identifikuar një automjet i dyshimtë të tipit “Shiroka” me targa serbe, duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga territori i Serbisë, transmeton Klankosova.tv. Policia thotë se pas një reagimi të shpejtë operacional, automjeti është ndaluar rreth orës 11:30 në fshatin Korminjan i Epërm. Gjatë kontrollit, u konstatua se automjeti i drejtuar nga personi B. S., mashkull kosovar, kishte të ngarkuara 47 arka me nga 20 copë, gjithsej 940 njësi birre të markës “Zaječarsko”, me peshë totale rreth 470 litra, të prodhimit serb. Për këto mallra nuk posedoheshin dokumente përcjellëse mbi prejardhjen apo destinacionin e tyre. Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin. Sakaq, me rastin po merret Njësia e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Muçiverc, në kuadër të DRK Lindje – Kaçanik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë