Parandalohet kontrabanda e cigareve në Han të Elezit, kap vlerën e tre mijë eurove NULL NULL 13.04.2024 14:26 13.04.2024 14:26 Parandalohet kontrabanda me cigare në Han të Elezit. Foto: Dogana e Kosovës Në përputhje me planin operativ të bazuar në analizën e riskut lokal, njësit e doganës së Kosovës në kuadër të pikës kontrolluese kufitare në Hanit të Elezit, kanë arritur të parandalojnë tentim kontrabandimin e cigareve. Kështu bëri të ditur vet dogana, përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv. Sasia e kësaj kontrabande kap vlerën e tre mijë eurove. “Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, shkruan dogana. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 2 orë më parë