Paralajmëron zyrtari ukrainas: Incidenti me dronin amerikan, tregon gatishmërinë e Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit NULL NULL 15.03.2023 15:56 15.03.2023 15:56 Rrëzimi i dronit ushtarak amerikan, i cili pretendohet se ndodhi nga një avion rus, po cilësohet sinjal i gatishmërisë së Vladimir Putin, për zgjerim të zonës së konfliktit, po vlerëson, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës. Këtë reagim, ai e bëri përmes një cicërime në twitter, ndërsa thekson se këtë Putin e përdorë si strategji në kushtet e humbjes me shpresë se rrethanat do të ndryshojnë, transmeton klankosova.tv. ”Incidenti me MAP (Mjet ajror pa pilot) amerikan MQ-9 Reaper, i provokuar nga Rusia në Detin e Zi, është sinjal i gatishmërisë së Putin për të zgjeruar zonën e konfliktit me përfshirjen e palëve të tjera”. ”Taktika all-in është rritja e vazhdueshme e tarifave në kushtet e një humbjeje strategjike dhe shpresa se rrethanat do të ndryshojnë”.
Kosova Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria 2 months