12:50, 22 Shtator 2019

Sizmologu grek Akis Tselentis në intervistën me gazetarin e Top Channel Aleksandër Marku foli edhe për paralajmërimet që i kishte transmetuar presidentit Ilir Meta më herët.

TCH -Emri juaj u implikua edhe tek deklaratat e presidentit shqiptar para disa javësh…

Akis Tselentis -Dhe u përpoqa sepse pata frikë, u përpoqa atëherë t’i ndryshoj pak të thënat, pasi këto gjëra nuk thuhen, e dini shumë mirë që nuk thuhet në publik …. Vlerësimet për tërmetet që mund të ndodhin nuk bëhen publike sepse mund të shkaktosh panik dhe të shkaktosh një dem akoma më të madh.

TCH -Ju e keni përgënjeshtruar këte gjë apo jo?

Akis Tselentis -Po , e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen.Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë keto gjera. Këto bëhen të ditura veteëm tek shërbimet shtetërore.

Konkurs Pune

Lexo më shumë