Paralajmërimi për reciprocitet ndaj Serbisë, lajm i hidhur për Lajçak (VIDEO)

Paralajmërimi për reciprocitet ndaj Serbisë, lajm i hidhur për Lajçak (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 1 day më parë

Paralajmërimi që Kosova mund t’i vendosë masën e reciprocitetit Serbisë, kanë lënë shije të hidhur për Miroslav Lajçak.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian por dialogun kosovaro-serb thotë kryeministri Albin Kurti e ka bërë këtë me një qëllim.

“Kur është përmendur reciprociteti unë i kam kuptuar këto deklarata më shumë në kontekstin elektoral. Këto u përmenden si kuptim për vendosjen e barazisë. Por më lejoni të them se pikërisht dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është platforma e vetme ku Kosova e Serbia takohen në bazë të barabartë , ato njëjtë përfitojnë nga përparimi dhe njëjtë vuajnë nga mungesa e përparimit” tha Lajçak.

Ai po ashtu foli  për deklarimet që vijnë nga  Prishtina se dialogu me Serbinë nuk është prioritet.

“Ne plotësisht i përkrahim prioritetet e qeverisë vende të punës dhe drejtësi por ne po ashtu po u sqarojmë kolegëve e partnerëve tanë në Kosovë se suksesi në gjithë këto agjenda shkon nëpërmjet dialogut”

Diplomati sllovak e ripotencoi se në Bruksel pas disa javësh pritet të mbahet takimi i parë mes kryeministrit Albin Kurti të Kosovës dhe presidentit Aleksandar Vuçiq të Serbisë.

Emisari për herë të parë deklaroi  se marrëveshja me Beogradin që do të ishte ligjërisht obligative, do i sigurojë Kosovës statusin e vendit anëtar për anëtarësim në BE.

E sa për zgjidhjet që po proklamohen nëpërmjet “non papers” me ndryshim kufijsh, Lajçak u tregua i ashpër.

“Thellë nuk pajtohem me këtë ide që është ekstremist e rrezikshme. Mendoj se kjo është ide që provokon luftë. Lëre më se me zbatimin e këtyre ideve do ta përmbushnim ëndrrën e përbashkët të Slobodan  Millosheviqit e Franjo Tugjmanit gjë të cilën ne nuk duam ta bëjmë” deklaroi emisari.

Në debatin online të organizuar nga Instituti Italian për Studime të Politikës Ndërkombëtare u tha se Unioni Evropian me urgjencë duhet të tregojë perspektivën e qartë për hyrje në Bashkim Evropian  të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.