Paralajmërimi i ambasadorëve: Refuzimi i propozimit të BE-së sjell pasoja (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paralajmërimi i ambasadorëve: Refuzimi i propozimit të BE-së sjell pasoja (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 24.01.2023 20:41

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad dhe ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochar, kanë folur të martën rreth propozimit të Bashkimit Evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Gjermania dhe Franca besojnë fort në atë që dialogu për normalizim është i rëndësishëm dhe mbase e vetmja rrugë që t’i jepet fund konfliktit të vazhdueshëm që e kemi këtu në rajon. Ne do të donim që dialogu të vazhdojë shpejt dhe që të sjell rezultate. Nuk është detyra jonë që të flasim se çka përmban propozimi”, tha Konrad.

“Mendojmë se kjo do të jetë e dobishme për rajonin dhe popullin. Po i paraqesim përparësitë dhe dobitë nëse të dy palët vendosin të ecin përpara me këtë propozim. Në të kundërtën do të ketë pasoja, por ato nuk janë sanksione. Duam t’i japim dinamikë të re dialogut për normalizimin mes Prishtinës dhe Beogradit, këtë e kemi qëllim dhe këtë duam ta përshpejtojmë”, shtoi Cochard, gjersa foli pas një organizimi për nder të 60-vjetorit të nënshkrimit të “Traktatit të Elyzesë”.

Këto deklarime erdhën pa u bërë 24 orë nga adresimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që iu drejtua popullit serb publikisht të hënën pas darke.

Vuçiq, aty mes tjerash tha se “Nëse Serbia nuk e pranon planin evropian për ujdi me Kosovën, atëherë shteti i tij do përballet me sanksione të jashtëzakonshme, e tërheqje të investimeve e investitorëve”.

E ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u deklarua për pritjet që i ka në raport me bisedimet Kosovë-Serbi. Sipas Hillit, Prishtina zyrtare duhet të nis me zbatimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si obligim nga ujdia e Brukselit.

Pas kësaj, siç tha Hill palët “duhet të merren me dokumentin evropian” që sipas tij, kërkon më shumë kohë dhe në të flitet për ide më të gjera”.

klankosova.tv