Paralajmërimet e Kurtit për luftë, Raci: Bëri mirë që tregoi për rrezikun (VIDEO) NULL NULL 09.08.2022 18:29 09.08.2022 18:29 Analisti politik, Gazmir Raci, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri mirë që tregoi se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Raci, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se nuk është momenti për mobilizim veçse duhet të jemi të fokusuar duke ditur se Serbia ka qëllim destabilizimin e Kosovës. “Kryeministri kushdo qoftë nuk është aty vetëm për të na dhënë lajme të bukura, por është aty edhe për të na treguar gjendjen e vërtetë të sigurisë në vend. Kryeministri bëri mirë që tregoi disa argumente për të cilat ai ka informacion besoj nga institucionet e sigurisë që ka rrezik potencial”. “Unë mendoj qe jemi të rrezikuar nga Serbia, sepse ajo nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe për këtë është duke bërë çmos që ta destabilizojë Kosovën”, u shpreh Raci. Ai, mes tjerash, tha se edhe deklarimi i KFOR-it për gatishmëri për ndërhyrje tregoi shumë, njofton Klankosova.tv. “Mendoj se nuk është momenti me bë thirrje për mobilizim sepse nuk kemi shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Por, e vërteta është se deklarata e fundit e KFOR-it ka qenë njëra ndër deklaratat më direkte që kemi dëgjuar nga ana e KFOR-it në këto vitet e fundit – ku thuhet se ‘ne do të ndërhyjmë’. Kjo për mua ishte një argument shumë i fuqishëm që natën kur ishte e planifikuar vendosja e reciprocitetit në veri ka pasur rrezikim nga ana e Serbisë në territorin e Kosovës”. “Barrikadat atje janë instrument që na tregojnë që veriu dhe Kosova janë në rrezik sa herë që qeveria jonë tenton me instalu pushtetin në pjesën veriore. Regimi i KFOR-it për mua ishte sinjal që “Po” Kosova është e rrezikuar” tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë