Paralajmërimet disa vjeçare për restorantin e Mihal Kokëdhimës, me dhjetëra turistë kanë denoncuar dhunën NULL NULL 17.08.2019 15:26 17.08.2019 15:26 Google është një nga platformat që vlerëson cilësinë e restoranteve dhe hoteleve. E bazuar kryesisht në përshtypjet e turistëve që i frekuentojnë bizneset, nëpërmjet Google mund të konfirmosh nëse ia vlen ose jo të hysh aty. Video ku Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorama’ në Porto Palermo, hipën sipër një furgoni me turistë spanjollë dhe i dhunon, po trondit opinionin publik. Ndonëse pamjet duken gati të pabesueshme, kjo sjellje e Kokëdhimës nuk është e re, të paktën kjo konfirmohet nga përshtypjet që turistët kanë lënë për biznesin e tij. 2.7 është vlerësimi për ‘Panormën’ në Google nga 5 që është maksimali. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet tregojnë sjelljen e pronarit me turistët, shkruan Top Channel. “Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist. “Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turistë përpara 11 muajsh. “Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist i huaj përpara një viti. Komente të ngjashme janë me dhjetëra në faqen e ‘Panoramës’ në Google dhe bëhen jo vetëm nga turistë shqiptarë, por edhe gjermanë e italianë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Qeveria Kurti ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale (VIDEO) 14 minuta më parë