21:33, 7 Gusht 2019

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes basketbollistike në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe e vlefshme për fazën parakualifikuese për Kampionatin Evropian të Basketbollit.

Fraksioni i parë i lojës përfundoj me epërsi minimale të mysafirëve 27:28.

Çereku i parë i takimit ka përfunduar me rezultat 10:15 për britanikët.

Kurse çereku i dytë ishte në favor të Kosovës duke shënuar plot 17 pikë dhe duke pësuar 13.

Më të dalluarit në parket nga Kosova ishin: Valon Bunjaku me gjashtë pikë të realizuara dhe dy kërcime, si dhe Mikaele Tmusic me po të njejtat statistika.

Tek Britania më efikasë ishin Luke Nelson me nëntë pikë, një asistim dhe kërcime, si dhe Conner Washington me tre pikë të realizuara.

Konkurs Pune

Lexo më shumë