Parada e krenarisë vazhdon në Hungari duke e sfiduar kërcënimin e Orbanit për pasoja ligjore NULL NULL 28.06.2025 17:19 28.06.2025 17:19 Mijëra njerëz janë mbledhur për marshin e krenarisë në Budapest, duke sfiduar kërcënimet ligjore të kryeministrit hungarez Viktor Orban kundër aktivistëve të të drejtave LGBTQ. Organizatorët e marshimit shpresojnë për një pjesëmarrje rekord, pavarësisht presionit në rritje nga politikanët nacionalistë konservatorë dhe policia për të ndaluar çdo shfaqje pro LGBTQ. Policia lëshoi një ndalim në përputhje me një ligj të ri për “mbrojtjen e fëmijëve” që kufizon tubimet që konsiderohen si promovim të homoseksualitetit. Një grua tha se po merrte pjesë sepse dëshiron një vend “diversiteti” për fëmijët e saj. Orban minimizoi mundësinë e përleshjeve të dhunshme midis policisë dhe pjesëmarrësve, por paralajmëroi për pasoja të mundshme ligjore për pjesëmarrësit. “Sigurisht, policia mund të shpërndajë ngjarje të tilla, sepse ka autoritetin për ta bërë këtë, por Hungaria është një vend i civilizuar, një shoqëri civile. Ne nuk e lëndojmë njëri-tjetrin”, tha ai për radion shtetërore të premten. “Do të ketë pasoja ligjore, por nuk mund të arrijë nivelin e abuzimit fizik.” Pjesëmarrësit rrezikojnë një gjobë deri në 500 euro, me policinë të autorizuar për të përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për t’i identifikuar ata. Organizatorët mund të përballen me një dënim me një vit burg. Komisionerja e barazisë e BE-së, Hadja Lahbib, një ish-ministre e Jashtme belge, është në Budapest dhe pritet t’i bashkohet marshimit. Të premten, ajo postoi një fotografi që tregonte qëndrimin e saj me kryetarin liberal të Budapestit, Gergely Karacsony, përpara një flamuri që simbolizon të drejtat e homoseksualëve. Marshimi i Krenarisë “do të jetë një simbol i fuqishëm i forcës së shoqërisë civile”, shkroi ajo në X. Dhjetëra anëtarë të Parlamentit Evropian (MEP) pritej të ishin gjithashtu të pranishëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona 11 minuta më parë