Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paraburgoset prizrenasi në Ulqin, dyshohet se shkaktoi zjarr masiv nga hedhja e një bishti cigareje

NULL NULL
01.07.2025 19:22
Pamje nga zjarri që dyshohet se u shkaktua nga prizrenasi H.L në Ulqin. Foto: RTCG

Gjykata Themelore në Ulqin ka urdhëruar paraburgimin e një shtetasi të Kosovës për 30 ditë.

Sipas njoftimit, siç raporton Klankosova.tv, H.L (40-vjeç) nga Prizrenit, dyshohet se ka kryer zjarrvënie.

“Urdhërohet paraburgim për zjarrvënie – Më 30.06.2025, Gjykata Themelore në Ulqin urdhëroi paraburgim deri në 30 ditë kundër të dyshuarit H.L. (40) nga Prizreni (R. Kosovës) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të rëndë kundër sigurisë publike nga neni 338, paragrafi 3 në lidhje me nenin 327, paragrafi 5 të Kodit Penal të Malit të Zi”, tha Gjykata, raporton Klankosova.tv.

Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren

U tha se paraburgimi u urdhërua për shkak të rrezikut të arratisjes së të dyshuarit.

Mediat në Mal të Zi raportojnë se dyshohet që H.L, më 26 qershor, pak para se të hynte në dyqanin “Agris”, hodhi një bisht cigareje, gjë që shkaktoi një zjarr që dogji dyqanin, një kamion betoni dhe dëmtoi fasadën e një shtëpie aty pranë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.