Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paraburgim një muaj për të dyshuarin E.G. për mbajtje të paautorizuar të armëve

NULL NULL
18.09.2024 16:36

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për të dyshuarin E.G., i cili akuzohet për mbajtje të paautorizuar të armëve dhe një thikë, të cilat u sekuestruan nga policia.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.09.2024 rreth orës 02:20 në fshatin Llapushnik – Berishë, Komuna e Gllogocit, i pandehuri E.G i cili ishte duke vozitur veturën në pronësi të B.G, i shoqëruar me dëshmitarin L.K, me të cilin ishin dakorduar që të kryenin vjedhje të pyllit, pa autorizim ka mbajtur në pronësi, kontroll ose poseedim armën e zjarrit pistoletë TT M-57 dhe dy karikator dhe 14 fishekë të cilat i kishte mabjtur në brez si dhe armën e ftohtë – thikë me gjatësi 18 cm, të cilat pas kontrollit të njëjtat i janë sekuestruar nga zyrtarët policorë, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në kumtesën për media të gjykatës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.