11:18, 22 Maj 2019

Studentët këtë të mërkurë kanë paralajmëruar sërish protesta duke pretenduar se kërkesat e tyre të para disa muajve nuk janë plotësuar.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij një video në lidhje me arritjet në kuadër të paktit për universitetin.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë video informacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.

Shqipëria para disa muajve këtë vit është përballur me një valë protestash studentore që kishin si kërkesë përmirësimin e gjendjes në arsim.

Këto protesta po rifillojnë në kohën kur edhe opozita në Shqipëri është në rrugë, duke protestuar për arsye tjera./ Opinion.al

Konkurs Pune

Lexo më shumë