Paqe në Madrid - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paqe në Madrid

NULL NULL
08/04/2018

Derbi i javës së 31-të në La Liga ka përfunduar pa fitues.

Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët në këtë ndeshje që përfundoi 1:1, njofton Klan Kosova.

Derisa pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ka qenë Cristiano Ronaldo që ka shënuar në minutën e 53-të për epërsinë e mbretërve.

Por vetëm katër minuta pas tij, sulmuesi francez i Atletico, Antonie Griezmann, barazoi rezultatin, me të cilin edhe u përmbyll takimi.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane me pikën e fituar sot, zë vendin e tretë në tabelë ke 64 pikë, kurse ajo e Diego Simone është një pozitë më lartë dhe ka katër pikë më shumë./Klan Kosova/