Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Paq fat”, Trumpi komenton deklaratën e Khameneit qe tha se “Irani s’do të dorëzohet”

NULL NULL
18.06.2025 16:52

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur deklaratës së udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Khamenei, i cili tha se Irani “kurrë nuk do të dorëzohet” në konfliktin me Izraelin.

Trump iu përgjigj CNN-it, duke thënë se durimi i tij me Iranin “ka mbaruar tashmë” dhe se Khameneit “i them paq fat”.

Sipas CNN-it, Trumpi e la të hapur mundësinë për diplomaci, duke thënë se “asgjë nuk është tepër vonë”, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha gjithashtu se ka folur çdo ditë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe i shprehu mbështetje të fortë aleatit të tij.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.