Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Papi Chulo” i Prishtinës i ka 225 gjoba, i konfiskohet vetura

NULL NULL
30.03.2023 21:04
papi chulo

Kohëve të fundit një person me inicialet R.H po i shqetësonte qytetarët e Prishitnës me veturën e tij, BMW ngjyrë e gjelbër neon.

Ai u bë kudo viral në rrjetet sociale.

“Papi Chulo”, është muzika që 34 vjeçari e dëgjonte me zë të lartë, e që dukej se i bezdiste banorët e lagjeve të kryeqytetit.

Shoferi i BMW-së i ka shkelur rregullat qindra herë.

Kështu së paku konfirmohet nga policia.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës tha se ai i ka 225 gjoba të regjistruara.

“Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohësisht automjeti”, tha Ahmeti./ Klankosova.tv

Policia e ndalon “papi chulon” e Prishtinës (VIDEO)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.