Panik në fluturimin Palma-Manchester, 18 të lënduar pas alarmit të rremë për zjarr NULL NULL 06.07.2025 17:30 06.07.2025 17:30 Një fluturim nga Palma drejt Manchester-it u evakuua në mënyrë dramatike në Mallorca për shkak të një alarmi për zjarr. Sipas mediave lokale si Mallorca-Zeitung, gjatë evakuimit u plagosën 18 persona, transmeton klankosova.tv. Fillimisht u raportua se kishte shpërthyer zjarr, por kompania ajrore e mohoi këtë. Sipas tyre, fluturimi u ndërpre për shkak të një sinjali të gabuar të sistemit të alarmit të zjarrit. Pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitësve të fryrë dhe u kthyen në terminal. Gjatë këtij procesi, disa pasagjerë pësuan lëndime të lehta. Mediat raportojnë se disa pasagjerë, në panik, nuk ndoqën udhëzimet e stafit dhe u hodhën nga pjesa e avionit në tokë për të shpëtuar. Shërbimet e emergjencës trajtuan 18 të lënduar, prej të cilëve 6 u dërguan në spital, ndërsa të tjerët u trajtuan në vend. Për pasagjerët u organizua një fluturim zëvendësues. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vdes shoferi i veturës në Kukës, e humbi kontrollin dhe automjeti i doli nga rruga 15 sekonda më parë
Lajme Greqia shpëton qindra emigrantë gjatë fundjavës pranë ishujve Gavdos dhe Kretë 5 minuta më parë