8:49, 19 Maj 2020

Kur Flavia Lavorino vendosi ta bënte një fëmijë përmes surrogacisë, ajo e vështroi Ukrainën nga një hartë dhe llogariti distancën.

Rreth 12.800 kilometra e ndajnë Buenos Airesin në Argjentinë nga kryeqyteti ukrainas, Kyiv.

“Kjo ishte zgjidhja jonë e fundit. Ne kishim ndaluar së provuari kur dëgjuam nga një bashkëpunëtor se po përpiqeshim për të bërë një fëmijë përmes një mbajtëseje të frytit (shtatzëni) në Ukrainë dhe vazhduam në këtë drejtim,” thotë Flavia.

Pak mund të parashikonin që deri në kohën e lindjes së foshnjës, ajo do të bllokohej në anën tjetër të Atlantikut për shkak të pandemisë së koronavirusit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Djali i saj Manuel tani është shtatë javësh, por ata ende nuk e kanë takuar atë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë