9:53, 25 Mars 2020

Mbi 109 mijë nga 423,670 personat e prekur nga koronavirusi janë rikuperuar, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Sipas po këtyre të dhënave, deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar 18,923 vdekje nga Covid-19 që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Në luftimin e kësaj pandemie qeveritë anë e mbarë botës po ndërrmarin masa për parandalimin e përhapjes së virusit dhe lehtësimin e kësaj situate.

Liderët e Senatit amerikan kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e dy trilionë dollarëve për të ndihmuar punëtorët, bizneset dhe sistemin e kujdesit shëndetësor të prekur nga shpërthimi i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi.

Ndërkohë, 1.3 miliardë banorë të Indisë i janë bashkuar bllokimit global në përpjekje për parandalimin e virusit, përderisa Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përshpejtimin e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Evropë, Italia regjistroi një tjetër rritje të madhe të vdekjeve nga COVID-19.


 

Bllokimi në Tajlandë nxit eksodin e 60,000 punëtorëve migrantë

Mijëra punëtorë migrantë që jetojnë në Tajlandë janë larguar nga vendi pasi autoritetet mbyllën qendrat tregtare dhe shumë biznese në fundjavë, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

60,000 punëtorë migrantë nga Laos, Kamboxhia dhe Myanmar janë kthyer në shtëpi që nga e marta.


 

Meksika pezullon kërkesat e refugjatëve

Meksika ndaloi përkohësisht përpunimin e kërkesave për azil nga e marta, tha agjensia e saj e refugjatëve.

Autoritetet e migracionit do të rifillojnë përpunimin e aplikimeve më 20 Prill, në përputhje me një urdhër të qeverisë për zyra të ndryshme publike për të ndalur funksione të caktuara.


 

India ndalon eksportin e ilaçit për malaria

Qeveria e Indisë tha se po ndalon eksportin e Hydroxychloroquine dhe formulimeve të tjera të bëra nga ky ilaç, pasi ekspertët po testojnë efikasitetin e tij në trajtimin e pacientëve.

Aktualisht nuk ka trajtime të aprovuara, ose vaksina parandaluese për COVID-19.

Shkencëtarët po studiojnë trajtimet ekzistuese dhe po punojnë në ato eksperimentale, por shumica e pacientëve marrin vetëm ndihmë në frymëmarrje.

Hydroxychloroquine, një ilaç kundër malaries, është ndër ilaçet që janë duke u testuar, si një trajtim i mundshëm.

india lockdown


 

Gjermania raporton 4,191 raste të reja

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Gjermani janë rritur në 31,554, ndërsa 149 njerëz kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, sipas statistikave të institutit shëndetësor RKI.

Rastet u rritën me 4,191 ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 36, tregoi raporti.


 

Rastet në Afrikën e Jugut rriten në 709

Rastet e koronavirusëve në Afrikën e Jugut janë rritur në 709, nga 554 sa ishin të martën, tha Ministri i Shëndetësisë Zweli Mkhize.

A store assistant gives people hand sanitiser as shoppers stock up on groceries at a Makro Store ahead of a nationwide 21 day lockdown in an attempt to contain the coronavirus disease (COVID-19) outbr


 

Tajvani konfirmon 19 raste të tjera

Tajvani konfirmoi 19 raste të reja të koronavirusit – të gjitha të importuara.

Kjo rritje e çon numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 235.


 

Zelanda e Re shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shpallur Gjendje Emergjente Kombëtare, pasi vendi përgatitet të kalojë në një bllokim disamuajsh.

Aktualisht këtu janë konfirmuar 205 raste të prekur me koronavirus, por Ardern thotë se modelimi sugjeron se mund të ishin me mijëra.

Të gjitha shërbimet jo thelbësore, shkollat dhe zyrat do të mbyllen dhe njerëzve u thuhet të qëndrojnë në shtëpi.


 

Konkurs Pune

Lexo më shumë