Panama: Kapet 5 ton drogë – trafikantët ndërtuan nëndetëse për ta transportuar NULL NULL 22.02.2020 08:53 22.02.2020 08:53 Një sasi rekord droge është kapur në Panama në një nëndetëse të ndërtuar nag vetë trafikantët. Sasia e drogës së kapur është 5 tonë. Oficerët në bashkëpunim me Shërbimet e Forcave Detare dhe Ajrore arritën të identifikonin mjetin lundrues në brigjet e Panamasë gjatë mbrëmjes të së mërkurës (19 shkurt). Katër persona me origjinë kolumbiane ranë në prangat e policisë dhe mbi 5 ton drogë u sekuestruan. Në një deklaratë për mediat, ministri i rendit publik të vendit nuk ka dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve si dhe për llojin e lëndës narkotike të sekuestruar. Ai shprehet se nëndetëse të tilla janë kapur edhe më parë në ShBA dhe në Evropë. Deri më tani nuk dihet as destinacioni se për ku ishte nisur droga.Mjete të tilla janë shumë të vështira për tu identifikuar në det të hapur dhe kërkon bashkëpunimin e disa forcave të sigurisë për t’i kapur ato./TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 2 minuta më parë