Lajmet e fundit

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur për pesë ditë Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë, ku të rinjtë patën mundësi të njihen me tituj të ndryshëm dhe të marrin pjesë në aktivitete.
Organizatorët dhe shtëpitë botuese thanë se interesimi i të rinjve për lexim po bie, ndërsa për këtë, sipas tyre, ndikojnë edhe kujdestarët.
Edicioni i katërt i festivalit u organizua nga OJQ “ETEA”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”.
Ndiqni kronikën në vazhdim: